FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Anio Poçi, i cili bëhet përforcimi i dytë i skuadrës për sezonin 2026/27.
Mbrojtësi shqiptar vjen nga Egnatia, me të cilën u shpall kampion në Shqipëri sezonin e kaluar, duke regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë karrierës së tij, Poçi ka luajtur edhe në Greqi për skuadra si Panionios dhe Proodeftiki.
Klubi bardhekaltër i ka uruar mirëseardhje Poçit dhe suksese me fanellën e Prishtinës.



