Kompania rajonale e ujësjellësit në Prizren ka paralajmëruar reduktime të furnizimit me ujë nga ora 9:00 deri në 20:00 për ditën e enjte, për shkak të problemeve me sistemin.
Megjithatë, gjatë realizimit të këtyre reduktimeve ka ndodhur një defekt, që ka shkaktuar zgjatjen e ndërprerjeve deri në mesnatë, njofton Klankosova.tv.
Kjo ka shqetësuar qytetarët, të cilët pas orës 20:00 janë detyruar të shkojnë nëpër markete për të blerë ujë të pijshëm, duke krijuar një situatë të papërballueshme për shumë familje, raporton gazetari Nuhi Salihu në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Për detajet, ndiqeni videon në vijim:
The post Prizreni pa ujë: Çfarë fshihet pas reduktimeve? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



