Pse na dridhet syri? Shkaqet dhe kur duhet të shqetësohemi

Dridhja e syri është një fenomen i zakonshëm që shumica e njerëzve e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë. Kjo lëvizje e pavullnetshme e qepallës, e njohur si tik nervoz, zakonisht është e padëmshme dhe kalon vetvetiu.

Shkaku më i shpeshtë i dridhjes së syrit është lodhja. Mungesa e gjumit, stresi i përditshëm dhe përdorimi i zgjatur i pajisjeve elektronike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shfaqjen e këtij problemi. Po ashtu, konsumimi i tepërt i kafeinës apo mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve mund ta përkeqësojnë gjendjen, transmeton Klankosova.tv.

Sipas studimeve, në shumicën e rasteve, dridhja zgjat vetëm disa minuta ose ditë dhe nuk kërkon trajtim të veçantë. Pushimi i mjaftueshëm, reduktimi i stresit dhe kufizimi i kafeinës janë disa nga mënyrat më efektive për ta ndalur.

Megjithatë, nëse dridhja vazhdon për një kohë të gjatë, shoqërohet me ënjtje, skuqje ose prek pjesë të tjera të fytyrës, atëherë rekomandohet konsultimi me mjekun. Në raste të rralla, mund të jetë shenjë e një problemi më serioz neurologjik.

Latest news
Related news