Pse shtohet dëshira për seks kur ka diell?

Me ardhjen e ditëve me diell dhe temperaturave më të larta, shumë njerëz raportojnë një rritje të energjisë, humorit dhe dëshirës për seks.

Kjo nuk është thjesht një përshtypje subjektive, sipas studiuesve, por ka disa arsye biologjike dhe psikologjike që e shpjegojnë këtë fenomen.

Ekspozimi ndaj diellit ndihmon trupin të prodhojë më shumë vitaminë D, e cila lidhet drejtpërdrejt me nivelet e testosteronit, hormoni kryesor që ndikon në dëshirën seksuale si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Studimet kanë treguar se njerëzit me nivele më të larta të vitaminës D shpesh kanë libido më të fortë.

Rritja e serotoninës

Drita e diellit stimulon prodhimin e serotoninës në tru, një neurotransmetues që përmirëson humorin dhe redukton stresin. Kur ndiheni më të lumtur dhe më të relaksuar, është më e natyrshme të përjetoni edhe rritje të dëshirës seksuale.

Më shumë energji dhe aktivitet fizik

Gjatë ditëve me diell, njerëzit priren të jenë më aktivë, ecin më shumë, bëjnë sport ose kalojnë kohë jashtë. Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit vetëbesimin, dy faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën seksuale, transmeton Klankosova.tv.

Ndikimi psikologjik dhe social

Vera dhe moti i mirë shpesh lidhen me pushime, relaks dhe më pak stres. Gjithashtu, veshjet më të lehta dhe ekspozimi më i madh i trupit mund të rrisin tërheqjen vizuale dhe ndërveprimet sociale, duke nxitur dëshirën për intimitet.

Latest news
Related news