Puna e avashtë – vazhdon numërimi i votave për deputetë (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende po vazhdon procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Deri tani, votat për kandidatët për deputetë janë numëruar në rreth 88% të vendvotimeve, njofton Klankosova.tv.

Madje, janë publikuar edhe disa lista me numrat e votave të grumbulluara nga kandidatët e partive politike që kanë kaluar pragun zgjedhor.

Megjithatë, zyrtarët e KQZ-së nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të përfundojë numërimi, por besojnë se procesi do të përmbyllet brenda pak ditësh.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

 

The post Puna e avashtë – vazhdon numërimi i votave për deputetë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news