Qytetarët ia kthejnë nëpër komente VV-së që kundërshtoi Kushtetuesen: Për ju kushtetuta është biletë autobusi

Lëvizja Vetëvendosje nuk është pajtuar me aktvendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit.

Sipas VV-së, aktgjykimi i sotëm i Kushtetueses përbën devijim të rrezikshëm nga roli i saj kushtetues.

Shumë qytetarë nuk janë pajtuar me reagimin e VV-së ndaj Kushtetueses, ku disa kanë komentuar si “ju s’e keni njohur prej 2013 që ka gjykatë, populli do zgjidhje se vendi është në kopals, hajde bëje zgjidhjen, nëse s’e bën, leri të tjerët.

Një tjetër komentues tha se “kapja e shtetit përfundoi shoku, flet se s’të pyet më njeri”, njofton Klankosova.tv.

E në kumtesën kundërshtuese të Kurtit, një komentues tha se “për ju kushtetuta është biletë autobusi, teksa një tjetër tha se “axhamive s’iu bie kurrë si duhet”.

The post Qytetarët ia kthejnë nëpër komente VV-së që kundërshtoi Kushtetuesen: Për ju kushtetuta është biletë autobusi appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news