Ramush Haradinaj me ekipin e tij sonte në Rubikon

Sonte në Rubikon do të jetë kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, dhe ekipi i tij i përbërë nga Ardian Gjini, Bashkim Ramosaj dhe Diellza Kukaj, ku do të prezantojnë të gjitha detajet e programit me të cilin garojnë në këto zgjedhje.

Përballë tyre janë opinionistët tanë të rregullt Rrahman Paçarizi, Ilir Deda dhe Dardan Sejdiu.

– Cili është plani i Haradinajt për anëtarësimin e Kosovës në NATO?

– Çka synon të bëjë për dialogun me Serbinë dhe gjendjen në veri?

– Çfarë kahje do të merrnin politikat e jashtme të Kosovës nën udhëheqjen e Haradinajt?

– Cili është plani për zhvillim ekonomik?

– Si do t’u qasen reformave në drejtësi?

Këto dhe të tjera mund t’i ndiqni sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.

The post Ramush Haradinaj me ekipin e tij sonte në Rubikon appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news