Rast i rrallë, në stomakun e foshnjës gjenden dy fetuse

Një foshnje e porsalindur iu nënshtrua një operacioni vetëm tri ditë pas lindjes për të hequr dy fetuse që gjendeshin në stomakun e tij.

Mamaja e tij 32-vjeçare zbuloi gjatë një skanimi të rregullt në javën e 35-të të shtatzënisë se kishte fetus-in-fetu, një anomali e rrallë që ndodh në rreth një në 500,000 lindje.

Mjekët në një spital në distriktin Amravati të Maharashtras, në Indi, operuan foshnjën për të hequr fetuset nga stomaku i tij.

Dr. Usha Gajbhiye, që  ka kryer operacionin, konfirmoi se fetuset ishin binjakë që kishin zhvilluar duar dhe këmbë. Të dy, nëna dhe foshnja, janë në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit.

Dr. Agarëal theksoi se rasti ishte shumë i rrallë dhe vetëm 10-15 raste të fetus-in-fetu ishin të dokumentuara në Indi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news