Real Madridi mbyll sezonin pa trofe, por me një fitore në ndeshjen e fundit

Real Madrid e ka mbyllur sezonin 2025/26 në La Liga me fitore, pasi triumfoi ndaj Athletic Bilbao me rezultat 4-2 në stadiumin “Bernabeu”.

“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje të fortë para tifozëve të tyre në ndeshjen e fundit të sezonit, duke e përmbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme me një tjetër fitore bindëse, transmeton Klankosova.tv.

Për skuadrën madrilene realizuan Gonzalo Garcia, Jude Bellingham, Kylian Mbappé dhe Brahim Diaz, ndërsa golat për mysafirët nga Bilbao u shënuan nga Guruzeta dhe Izeta.

Takimi i sotëm kishte edhe karakter emocional për tifozët e Real Madridit, pasi ishte ndeshja lamtumirëse për David Alaba, Alvaro Arbeloa dhe Dani Carvajal, të cilët pritet të largohen nga klubi pas përfundimit të sezonit.

Me këtë fitore, Real Madridi e mbyll kampionatin në vendin e dytë me 86 pikë, duke përfunduar edhe një sezon konkurrues në elitën e futbollit spanjoll.

 

Latest news
Related news