Influencerja Kosovare Rexhepi është shprehur se është kundër mendimit që një grua të mos rregullohet vetëm pse qëndron në shtëpi.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo tha se kur një vajzë rregullohet dhe e mban veten, ndihet më mirë dhe reflekton, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj që kujdesi ndaj vetes është respekt ndaj vetes, dhe në momentin që dukesh bukur ndihesh më mirë dhe reflekton. Kjo bën që edhe përditshmëria të jetë më e bukur dhe më e shëndetshme, dhe pse jo, nëse ke partner, automatikisht të vjen për me u rregullu edhe me u duk bukur. Jam kundër vajzave e grave që janë kundër për me mbajt veten bukur edhe në shtëpi”, u shpreh Rexhepi në Klan Kosova.



