Riaktivizohet zjarri në malin e Skërficës në territorin e Bashkisë Delvinë.
Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Piksit është organizuar ndërhyrje e koordinuar.
Zjarrfikësit e Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo ka nisur aksionin për shuarje me 10 zjarrfikës dhe 15 pjesëtarë te FA, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.
The post Riaktivizohet zjarri në Skërficë, në ndihmë dhe ushtria appeared first on Klan Kosova.



