“Rikthimi” i Limajt në PDK, Veliu: Bashkim i natyrshëm (VIDEO)

Analisti Lulzim Veliu, në emisionin “Kosova Today” ka folur për bashkimin e Partisë Demokratike të Kosovës me Nisma-n e Fatmir Limajt për zgjedhjet e 7 qershorit.

Veliu tha se bashkimi i këtyre dy subjekteve politike, sipas tij, ndodhi në mënyrë të natyrshme, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj dhe e vlerësoj si një gjë të mirë, dhe si një bashkim të natyrshëm të dy subjekteve politike, njërës një nga forcat kryesore politike në vend, dhe nga ana tjetër një subjekti të vogël politik, që për fatin e keq në zgjedhjet e kaluara, votat që kishte mbledhur Nisma Socialdemokrate u shpërndanë në të gjitha subjektet politike. Një gjë e tillë nuk mendoj që do të ndodhë tani”, tha Veliu në Klan Kosova.

Latest news
Related news