FC Barcelona po përgatit ofertë për Cristian Romero, pasi mbrojtësi i Tottenham Hotspur është objektivi i tyre kryesor për repartin defensiv.
Sipas raportimeve, drejtori sportiv Deco ka hequr dorë nga Alessandro Bastoni dhe tashmë po fokusohet te argjentinasi.
Tottenhami kërkon të paktën 60 milionë euro për Romeron, por Barcelona beson se dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë çmimin.
Situata e Spurs në kampionat mund të ndikojë gjithashtu në negociata, ndërsa katalunasit vazhdojnë të kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm.



