Rozana Radi ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, pas përfundimit të spektaklit të shumëpërfolur Big Brother VIP Albania.
Në edicionin e këtij viti, fitues u shpall Gjesti, ndërsa Rozana u rendit në vendin e dytë, duke fituar zemrat e një audience të gjerë me prezencën e saj dhe emocionet që përcolli gjatë qëndrimit në shtëpi.
Pas finales së madhe, këngëtarja ka ndarë një postim emocionues në profilin e saj në Instagram, ku ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë që i dhuruan përgjatë gjithë këtij rrugëtimi.
View this post on Instagram
“I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë
Falënderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!”, ka shkruar ajo krahas disa fotografive të shkrepura nga nata finale.
Ky postim është pritur me shumë komente pozitive nga fansat e saj dhe ndjekësit e spektaklit.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania u mbajt të shtunën që shkoi, një spektakël tejet emocionues që u përcoll nga qindra mijëra njerëz vetëm në platformën e YouTube.
Rozana e ndau finalen me Gjestin, Laertin dhe Eglin. /Telegrafi/
The post Rozana Radi reagon në rrjetet sociale pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.



🆉
🅽
(@rozana_radi)
