Përplasjet fizike në vendin e punës, që shpesh ndodhin si pasojë e mosmarrëveshjeve për çështje pune, apo edhe të tjera, vijojnë të jenë shqetësuese në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një restorant në komunën e Kamenicës, ku një punëtor ka përfunduar i rrahur brutalisht nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar më 15 prill në restorantin “Joni Ranch”, që ndodhet në fshatin Berivojcë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është sulmuar në oborrin e lokalit nga dy të rinj, pas një fjalosjeje të mëhershme.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit për këtë janë Neron Berisha dhe Leorent Pireva, të dy 19-vjeçarë.
Sipas hetimeve të para, Berisha fillimisht e ka goditur viktimën me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar për tokë, e më pas ka vazhduar ta sulmojë me grushte dhe shqelma. Në momentin kur punëtori ndodhej i shtrirë, në sulm është përfshirë edhe Pireva, i cili ka dalë nga vetura dhe ka ndërhyrë në dhunimin e mëtejmë të tij.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime serioze trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.
Me urdhër të Prokurores së rastit, ndaj të dyshuarit Neron Berisha është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që rasti është rikualifikuar nga “Lëndim i lehtë trupor” në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



