Rrezikohet jeta e qytetarëve dhe mjedisiSinjali

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrje urgjente të institucioneve për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës.

Bajrami ka deklaruar se situata po përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, duke theksuar se sipas raportimeve të fundit disa protestues dhe punëtorë që po merren me përballimin e zjarrit kanë shfaqur probleme shëndetësore nga tymi.

Ajo ka kritikuar institucionet përgjegjëse për mungesë të reagimit të mjaftueshëm, duke përmendur KMDK-në, Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ministrinë e Mjedisit.

Bajrami ka kërkuar angazhim të të gjitha kapaciteteve shtetërore, përfshirë zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe institucionet tjera, për të ndalur përhapjen e zjarrit.

“Çdo minutë vonesë e përkeqëson situatën. Zjarri duhet të shuhet dhe deponia duhet të mbyllet”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se ka dorëzuar edhe kallëzim penal, duke kërkuar hetim për përgjegjësinë institucionale lidhur me gjendjen e krijuar në deponinë e Sferkës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news