Rruga e re, problemi i vjetër: Banorët e Kodrës së Trimave ankohen për cilësinë e dobët të rrugës (VIDEO)

Rruga e shtruar para tre muajsh që lidh Kodrën e Trimave me Vranjevcin në Prishtinë tashmë është në gjendje të keqe, duke shkaktuar pakënaqësi te banorët e zonës.

“Me tri muaj rruga me u ba kështu, nuk është normale”, thotë Mehmet Berisha, një nga banorët e lagjes.

Ai fajëson cilësinë e dobët të punimeve për dëmtimet e shumta që tashmë po shkaktojnë probleme me automjetet e tyre, njofton Klankosova.tv.

Sipas tij, situata nuk prek vetëm shoferët, por edhe banorët e shtëpive përreth.

“Kjo rrugë e ka prish rehatinë e banorëve, sepse dëmtimet e saj krijojnë pluhur dhe zhurmë të madhe”, u shpreh ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

The post Rruga e re, problemi i vjetër: Banorët e Kodrës së Trimave ankohen për cilësinë e dobët të rrugës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news