Rruga që lidh Pejën, Istogun, Deçanin dhe Klinën përmes Gllarevës vazhdon të mbetet e papërfunduar, ndonëse Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka prezantuar si të përfunduar.
Kjo rrugë ka vetëm një korsi për secilin kah dhe është e rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve mes këtyre qyteteve, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, siç shihet në terren e raportuar nga gazetarja Blerina Shoshi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, në shumë pjesë ka vetëm lëvizje të dheut dhe punime të lëna përgjysmë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Në një intervistë, ministri Murati deklaroi se tani qytetarët mund të arrijnë më shpejt në destinacionet e tyre.
Por, në realitet, gjendja e rrugës bën që udhëtimi të zgjasë më shumë dhe të jetë më i rrezikshëm për shoferët.
Për detajet, ndiqeni videon në vijim:
The post Rruga Gllarevë-Klinë ende e papërfunduar, ndonëse u prezantua si e tillë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



