Sadiku lajmërohet nga Budapesti: Atmosferë festive para finales PSG-Arsenal (VIDEO)

Gazetari sportiv dhe komentatori i Artmotion, Arlind Sadiku, është lidhur sot direkt nga Budapesti i Hungarisë që është nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve midis Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.

Sadiku tha se tashmë janë kryer stërvitjet e fundit e me to edhe konferencat e trajnerëve, teksa atmosfernë në kryeqytetin hungarez e cilësoi si festive.

“Janë mbyllur tashmë të gjitha aktivitetet sportive, janë mbyllur edhe stërvitjet e Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit, dy ekipet finaliste të Ligës së Kampionëve, po ashtu edhe dy konferencat e trajnerëve, Luis Enrique dhe Mikel Arteta”, tha Sadiku në Lajmet Qendrore të Klan Kosovës.

“Atmosfera është jashtëzakonisht festive në Budapest, në afërsi të këtij vendi ku po raportoj”.

“Me të vërtetë është interesante sepse Arsenali rikthehet në finale pas 20 vjetësh, ndërsa PSG-ja është fituese aktuale”.

Latest news
Related news