Sadiku (LDK): Kurti kërkoi emër vetëm për kuorum, jo për bashkëbisedim

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se emri për president u kërkua vetëm për kuorum, jo për bashkëbisedim.

Sadiku shkroi në Facebook se emri që VV kërkonte prej 3 muajsh, sipas tij, rezulton të ketë qenë farsë dhe manipulim.

“Dmth sot Kurti e tha qartë dhe shqip: çfarëdo emri që do të propozonim ne, ai do ta mbante një tjetër në xhep për të cilin do të votonin vetë”.

“Pra, emri u kërkua vetëm për kuorum, jo për bashkëbisedim. Emri që Vetëvendosje e kërkonte prej 3 muajsh rezulton të ketë qenë farsë dhe manipulim. Më në fund e pranoj edhe ai vet”, ka shkruar ai./Klankosova.tv

Latest news
Related news