Mohamed Salah zyrtarisht largohet nga Liverpooli pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League.
Salah, i cili u bë një nga figurat më të rëndësishme të klubit gjatë viteve të fundit, ka lënë gjurmë të mëdha te skuadra angleze me gola vendimtarë, paraqitje të qëndrueshme dhe rekorde të shumta të thyera, transmeton Klankosova.tv.
Fundi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm me Reds” ka shënuar klubi anglez në një postim lamtumirës për Salah.
Gjatë kohës së tij te Liverpooli, ai ishte një nga liderët kryesorë të skuadrës, duke kontribuar në fitimin e trofeve të rëndësishme dhe në rikthimin e klubit në majat e futbollit evropian dhe anglez.
Largimi i tij vjen pas një periudhe të gjatë suksesi, ku Salah u shndërrua në një ikonë të tifozëve të “The Reds”, të cilët e kanë konsideruar gjithmonë si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë moderne të klubit.
Ende nuk është bërë zyrtare se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, por largimi i Salah nga Liverpooli shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij dhe në historinë e klubit nga “Anfield”.



