Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj, duke organizuar një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kryeshefja e SCAAK, Teuta Ukshini Aliu, ka deklaruar në emisionin “Ora 7” se shoqata ka luajtur rol kyç në ndërtimin e bazave të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë.
“SCAAK sot me krenari feston 25 vite që nga themelimi. Është shoqata e parë profesionale në Kosovë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, e cila ka ndërtuar themelet dhe bazamentin e këtij profesioni në vend”, tha ajo në Klan Kosova.
Ndiqni intervistën e plotë:



