Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pas një bastisjeje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar B.S., nga hetuesit policorë janë kryer procedurat e nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

The post Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news