Serie A “zien” në xhiron e parafundit – pesë skuadra luftojnë për tri vende në Champions League

Serie A hyn sot në një nga ditët më dramatike të sezonit, pasi gara për vendet që dërgojnë në UEFA Champions League mbetet plotësisht e hapur.

Në kuadër të xhiros së parafundit do të zhvillohen disa përballje shumë të mëdha: Roma-Lazio në derbin e kryeqytetit, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina, Como-Parma dhe Pisa-Napoli.

Pesë skuadra vazhdojnë luftën e ashpër për pozitat 2, 3 dhe 4 në tabelë, ku çdo gabim mund të rezultojë fatal në garën për Ligën e Kampionëve.

Renditja aktuale është shumë e ngushtë: Napoli – 70 pikë Juventus – 69 pikë Milan – 68 pikë Roma – 67 pikë Como – 65 pikë Napoli kërkon ta mbrojë pozitën e dytë në transfertën ndaj Pisas, Juventusi pret Fiorentinën në një duel me presion të madh, ndërsa Milani nuk ka hapësirë për gabime ndaj Genoas.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në “Olimpico”, ku Roma dhe Lazio përplasen në derbin e zjarrtë të kryeqytetit italian, me verdhekuqtë që ende shpresojnë për një vend në Champions.

Edhe Como vazhdon ta ëndërrojë Evropën elitare dhe ndaj Parmës kërkon fitore për të mbetur në garë deri në javën e fundit.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot nga ora 12:00 dhe transmetohen në ArtMotion./Klankosova.tv

Latest news
Related news