ShBA-ja “dy shuplaka” Australisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur Australinë 2-0 në xhiron e dytë të Kupës së Botës.

Golin e parë Kangurët ia shënuan vetes përmes Cameron Burgessit në minutën e 11-të.

Alex Freeman shënoi  dy minuta para fundit të pjesë së parë dhe me kaq u krye.

Ata tani ndodhen të parët në grupin D me tri pikë më shumë se australianët që i mposhtën sot.

Latest news
Related news