Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka ndaluar operacionin ushtarak amerikan për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Hormuzit pas më pak se 48 orësh. Megjithatë, bllokada amerikane e porteve iraniane do të mbetet në fuqi, tha ai.
Trump tha se e mori vendimin pas një kërkese nga Pakistani – i cili ka vepruar si ndërmjetës midis ShBA-së dhe Iranit – sepse “është bërë një përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare” me Teheranin.
Media shtetërore iraniane e përshkroi këtë veprim si një “tërheqje” pas “dështimeve të vazhdueshme” të Trump për të rihapur rrugën ujore jetësore për transportin global detar.
Pak para njoftimit të Trump, Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, kishte thënë se ofensiva fillestare ShBA-Izrael në Iran – Operacioni Epic Fury – kishte “mbaruar” pasi objektivat e saj ishin arritur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.



