Sherr në Delvinë, plagoset me thikë një person, prangoset autori

Një incident i rëndë ndodhi në Delvinë gjatë orëve të natës, ku një 38-vjeçar, Panajot Imeri, mbeti i plagosur rëndë pas një sherri pranë një lokali.

Viktima u godit me thikë në brinjë dhe krahë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi autorin e dyshuar të sulmit, Festim Abdi, 55 vjeç, i njohur si “Feçi.” Abdi është një ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë dhe ka precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi të dy personat kishin konsumuar alkool.

Latest news
Related news