Ylli i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte lojtari kyç në ndeshjen e djeshme me skuadrën e tij Napoli, të cilët ishin mysafir të Pisa në kuadër të xhiros së 37 në Serie A.
Rrahmani arriti të që në minutën e 27-të të ndeshje të shënojë një gol të bukur me kokë dhe duke e bërë rezultatin 0-2 për skuadrën e Napolit, transmeton Klankosova.tv.
Kapiteni i Kosovës, gjithashtu si shkak i paraqitjes së mirë të tij në këtë ndeshje arriti të shpallet edhe lojtari i ndeshjes.
Megjithatë, pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, ai poashtu hyri në formacionin e javës në Serie A.
Sipas faqes së njohur të statistikave, Sofascore, Rrahmani është vlerësuar më notën 9.3, një ndër notat më të larta në këtë javë në futbollin italian.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, është në formë të jashtëzakonshme që nga rikthimi nga lëndimi I rëndë që kishte pësuar, lëndim ky I cili e la jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Megjithatë, Rrahmani pritet të jetë I gatshëm për ndeshjet miqësore të Dardanëve, ku më 30 maj do të jenë mysafir të Kombëtares së Çekisë, ndërsa më 7 qershor.
Këto ndeshje do të shërbejnë si përgatitje për Kombëtaren e Kosovës para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian që do të fillojnë në muajin shtator




