Vullkani Kilauea në Havai shpërtheu përsëri duke nxjerrë harqe spektakolare llavë në lartësi deri në 30 metra.
Kjo është hera e 31-të që një nga vullkanet më aktivë në botë ka treguar fuqinë e tij që nga dhjetori i vitit të kaluar, shkruan NPR.
Për fat të mirë, shpërthimi është i kufizuar ekskluzivisht në kraterin e majës dhe nuk ka rrezik për zonat e populluara.
Vullkani ndodhet në ishullin më të madh të arkipelagut Havai, 320 kilometra nga qyteti më i madh Honolulu.
Shkencëtarët nuk mund të parashikojnë me siguri se si do të përfundojë shpërthimi aktual. Një model i ngjashëm shpërthimesh të përsëritura është regjistruar më parë, për shembull në vitin 1959, 1969 dhe gjatë shpërthimit që filloi në vitin 1983 dhe zgjati për tri dekada.
Zëdhënësja e parkut, Jessica Ferracane, këshillon këdo që dëshiron të shohë llavën të ndjekë alarmet e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pasi episodet e shpërthimit mund të jenë jetëshkurtra.
Ajo i paralajmëroi vizitorët të qëndrojnë në shtigje të shënuara për shkak të skajeve të paqëndrueshme të shkëmbinjve dhe çarjeve të fshehura në tokë.



