Një qen robot me gjashtë këmbë është shpikur në Kinë e që mendohet të lehtësojë transportin e mallrave. Ai është bërë protagonist i testeve që po zhvillohen në zonën akullnajore të Antarktidës.
Qeni robot ka aftësinë jo vetëm të mbajë deri në 100 kg mbi shpinë, por edhe të ecë pa rrëshqitur mbi borë dhe akull, shkruan Tirana Post, transmeton Klankosova.tv.
Stabiliteti i atribuohet këmbëve të bëra posaçërisht për t’i rezistuar temperaturave ekstreme deri në -40 gradë Celsius, duke parandaluar rrëshqitjen dhe minimizuar dëmtimin e sipërfaqes së akullit
Qeni robot është i pajisur me një sistem baterish që i lejon të funksionojë deri në dy orë pa ndërprerje.
The post Shpiket qeni robot në Kinë – transporton 100 kilogramë peshë appeared first on Klan Kosova.



