Shtatë të vdekur pas shembjes së murit në kryeqytetin e Indisë

Të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën pasi një mur u shemb pas shiut të rrëmbyeshëm në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, raportuan mediat lokale të shtunën.

Viktimat, u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan në spital pas shiut të së premtes në mbrëmje, thanë raportet, duke cituar zyrtaren e lartë të policisë Aishwarya Sharma.

Pas një pauze të shkurtër, shirat musonikë kanë goditur pjesën më të madhe të Delhit, një qytet i mbushur me 20 milionë banorë, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

The post Shtatë të vdekur pas shembjes së murit në kryeqytetin e Indisë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news