“Si kurrë më parë” – Argjentina kërkon mrekullinë e Messit në minutat e fundit

Pas golit të Spanjës në minutat e para të pjesës së dytë të vazhdimeve, Argjentina tashmë shpreson te kapiteni Lionel Messi, për një moment magjik që mund ta shpëtojë finalen e Kupës së Botës.

Edhe pas më shumë se 110 minutash lojë, Argjentina nuk ka regjistruar asnjë goditje në drejtim të portës, ndërsa ndikimi i Messit ka qenë i kufizuar në këtë përballje, raporton Klankosova.tv.

Shpresat e kampiones në fuqi po zbehen, por të gjithë sytë janë te 39-vjeçari, i cili në çdo moment mund të bëjë diferencën dhe të rikthejë skuadrën e tij në garë për trofeun.

Latest news
Related news