Si të kemi flokë të shëndetshme?

Flokët e shëndetshëm kërkojnë kujdes të rregullt dhe zakone të mira ditore. Larja me shampo të përshtatshme për llojin e flokëve është hapi bazë, pa e tepruar.

Përdorimi i balsamit ose maskave ushqyese ndihmon në hidratim dhe i bën flokët më të butë dhe më të fortë. Po ashtu, një ushqim i shëndetshëm me vitamina dhe proteina ndikon direkt në rritjen dhe forcën e tyre.

Është e rëndësishme të shmanget përdorimi i tepërt i pajisjeve me nxehtësi si tharëset dhe piastrat, pasi dëmtojnë strukturën e flokëve. Krehja e kujdesshme dhe prerja e rregullt e majave gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm.

Me pak kujdes të përditshëm, flokët mund të jenë më të fortë, më të shndritshëm dhe më të bukur, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news