Një moment i pazakontë dhe mjaft konfuz ka ndodhur në futbollin brazilian, ku protagonist u bë ylli brazilian Neymar gjatë ndeshjes së Santos.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gjithçka nisi nga një gabim i arbitrit të katërt në procedurën e zëvendësimit, çka bëri që Neymar të largohej nga fusha mes paqartësive dhe konfuzionit total.
Braziliani reagoi menjëherë ndaj situatës, duke marrë në dorë fletën e zëvendësimit dhe duke ua treguar kamerave për të dëshmuar se kishte ndodhur një keqkuptim gjatë procesit, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht protestave të Neymarit dhe reagimeve të stafit të Santosit, arbitrat nuk e lejuan futbollistin të rikthehej në lojë, duke shkaktuar debat të madh mes tifozëve dhe në rrjetet sociale.
Neymar ficou maluco, e com total razão. pic.twitter.com/I4L4ByhHlZ
— out of context brasileirão (@oocbrsao) May 17, 2026



