Sonte gjysmëfinalja e katërt në Superligë të Basketbollit, Bora-Bashkimi

Super spektakli i “Play-off”-it në Superligë do të vazhdojë në fundjavë, ku zhvillohen gjysmëfinalet e katërta.

Garat shtesë, ashtu siç është pritur kanë sjellur super ndeshje, dramë dhe emocione pa fund.

Bora-Bashkimi përballen të shtunën, ku prizrenasit po avancojnë në seri 2:1.

Prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 2:2, kurse Portokallezinjtë me fitore kualifikohen në finale.

Kjo ndeshje nis nga ora 19:30 dhe do të transmetohet në platformën Artomotion në kanalin Sport2.

 

Latest news
Related news