Sparta e Pragës, ka shënuar fitore të rëndësishme në elitën e futbollit çek, duke triumfuar me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Slovan Liberec.
Skuadra mysafire dominoi takimin dhe vulosi fitoren në minutat e fundit të ndeshjes. Goli i dytë u realizua nga Lukáš Haraslín në minutën e 86-të, pas një aksioni të bukur ofensiv.
Kontribut të rëndësishëm në këtë gol dha edhe futbollisti kosovar Albion Rrahmani, i cili asistoi për Haraslin dhe regjistroi një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Spartës së Pragës.
Me këtë fitore, Sparta vazhdon garën për kreun e tabelës në kampionatin çek.
He´s back!
pic.twitter.com/HMpPPxoTaN
— Chance Liga (@chanceliga) May 17, 2026




