String String e “kallin” atmosferën, “Shija e Anës” shndërrohet në mini-koncert (VIDEO)

Sot te emisioni Shija e Anës të ftuar ishin vëllezërit Festim e Florin Fanaj. Vëllezërit së bashku me vëllaun tjetër Ferdin, treshja shumë e pëlqyer tashmë me bendin e tyre të njohur String String po ashtu e ndezën atmosferën edhe te Shija e Anës, duke kënduar këngë të bukura shqipe, por edhe të huaja.

Florini në violinë e vokal, e Festimi në kitarë dhuruan shumë energji e atmosferë pozitive sot.

Ata po ashtu iu përgjigjen edhe plot pyetjeve të publikut, por edhe pyetjeve të Anës, e ndër to ishte edhe pyetja se a do të sjellin ndonjë album nga String String.

Për të kuptuar më tepër klikoni në linkun mëposhtë.

Latest news
Related news