Studimi i ri: Vetura e pistë mund të prishë romancën që në fillim

Gjysma e britanikëve do të “humbnin interesin” nëse takimi i tyre do të mbërritne me një makinë të pistë, sipas një studimi të ri.

Një sondazh me 2,000 të rritur zbuloi se për 45% të tyre, një automjet i rrëmujshëm mund ta shndërrojë një takim të parë në të fundit, me aromat e pakëndshme, hirin e cigareve dhe mbeturinat e ushqimeve të vjetra mes faktorëve më të mëdhenj që i largojnë.

Brendësitë e papastra konsiderohen gjithashtu një “red flag” i madh, me ulëse të njollosura, xhepa dyersh të mbushur dhe shtresa qimesh kafshësh që mund të mbyllin çdo mundësi romance, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Studimi, i porositur nga marka e kujdesit për makina Turtle Wax, zbuloi se ndërsa 58% e konsiderojnë një makinë të pistë si jo higjienike, të tjerë pranojnë se kjo i bën të mendojnë se si personi kujdeset për shtëpinë dhe hapësirën personale.

Për më tepër, mbi gjysma mendojnë se kjo tregon që personi nuk është përpjekur fare.

Fituesi i Love Island, Casey O’Gorman, bën shaka se makina e tij e pistë mund të shpjegojë pse është ende beqar.

Ai tha: “Si dikush që ka kaluar shumë kohë duke folur për takime dhe marrëdhënie, nuk mund ta besoja që një makinë e pistë ishte një ‘turn-off’ kaq i madh për shumë njerëz. Por kur e mendon, ka kuptim, nëse po merr dikë për një takim, makina jote është një nga përshtypjet e para që ata marrin për ty. Asnjë nuk dëshiron të ulet mes mbeturinave të vjetra, erërave të çuditshme dhe rrëmujës, kështu që mbajtja e makinës së pastër është një fitore e thjeshtë”.

Studimi gjithashtu tregoi se 55% e konsiderojnë të rëndësishme që një partner i mundshëm të drejtojë makinë dhe të ketë akses në të, ndërsa 38% thanë se do të ishin më të prirur të dilnin me dikë që ka një makinë “të bukur”, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news