Një rast sulmi me sprej ka ndodhur dje në Obiliq.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje rreth orës 19:25, dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar me sprej nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Po ashtu, sipas ankuesve, të dyshuarit u kanë dëmtuar me thikë gomat e veturës së tyre, raporton KlanKosova.tv.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.
“Obiliq/ 28.04.2026 – 19:25. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar me sprej nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe janë dëmtuar me thikë gomat e veturës së tyre. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit gjenden në kerkim policor”./KlanKosova.tv.



