Sulmoi fizikisht e më pas largoi nga shtëpia prindërit e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka  larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv

The post Sulmoi fizikisht e më pas largoi nga shtëpia prindërit e tij, arrestohet i dyshuari appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news