“Ta marr jetën” – kanosje mes prindërve, përplasja për fëmijët i çon në Polici, njëri ndalohetSinjali

Një mosmarrëveshje mes dy prindërve, pas një përplasjeje ndërmjet fëmijëve të tyre, ka eskaluar në kërcënim serioz për jetë, duke përfunduar me arrestim, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodh dje në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda hetuesisë bëjnë me dije se një burrë 37-vjeçar me inicialet I.S. ka kanosur për jetë një tjetër burrë 42-vjeçar me inicialet B.K., pas një debati të nisur për shkak të një incidenti mes fëmijëve të tyre.

Sipas informatave të siguruara, situata ka dalë jashtë kontrollit kur i dyshuari ka vazhduar ta kërcënojë viktimën edhe në prezencë të zyrtarëve policorë, duke injoruar autoritetin dhe ndërhyrjen e tyre.

Të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Gazeta Sinjali do të qëndrojë pranë rastit dhe do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news