Gazetari Besnik Tahiri ka komentuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova reagimet e fundit të presidentit serb AlLeksandar Vuçiq, i cili i ka quajtur dy urat e reja në Mitrovicë “një armë”.
Tahiri i cilësoi këto deklarata si “reagime histerike” nga Beogradi, duke theksuar se Serbia e di shumë mirë që ndërtimi i urave është i bazuar në një marrëveshje zyrtare.
“Ka qenë një reagim pak histerik, sepse e dinë mirë që është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy komunave, dhe kjo e bën krejt procesin ligjor”, tha ai.
Sipas gazetarit, ndryshe nga një vit më parë, kur u planifikua hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe pati reagime të ashpra, reagimet ksaj here janë më të zbehta nga Brukseli.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:
The post Tahiri: Reagimet e Serbisë për urat në Mitrovicë janë histerike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



