Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, policia po zhvillon një operacion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku janë firmosur 15 masa sigurie, për persona që akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa emrat e të dyshuarve kanë dalë pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, në sajë të hetimeve që janë duke u ndjekur për dosje të tjera kriminale, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se të dyshuarit janë anëtarë të grupit të Çopjave të Elbasanit, mes të cilëve edhe Franc Çopja, i cili ndodhet i arrestuar në Belgjikë. Policia ekzekutoi 3 urdhër arreste dhe pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim.
Grupi kriminal i goditur nga SPAK akuzohet se trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.
The post Trafik ndërkombëtar droge, SPAK firmos 15 urdhërarreste për grupin “Çopja” në Elbasan appeared first on Klan Kosova.



