Trajnerit të RD Kongos, Sebastien Desabre, i kishte vdekur babai pak para ndeshjes së tyre vendimtare me Anglinë.
Desabre qe informuar për këtë gjë menjëherë pas disfatës nga Anglia me c’rast edhe kjo kombëtare u eliminua.
Kongolezët ishin fare afër kualifikimit në 1/8 e finales pasi po fitonin 1-0 ndaj “djepit të futbollit”.
Sidoqoftë, dy golat e vonshëm të Harry Kane bënë përmbysjen, duke ia mohuar një tjetër sukses historik kombëtares afrikane.



