Tre vjet humbje, një vit “para me thasë” – Qysh e nxjerr Botërori FIFA-n në selamet?

Në tre nga çdo katër vjet, FIFA humb para.

Në vitin e katërt, kur zhvillohet Kupa e Botës, organizata i rikthen të gjitha humbjet dhe siguron edhe fitime shtesë, shkruan The Athletic.

Të ardhurat e FIFA-s për periudhën 2023-2026 janë planifikuar të arrijnë në 13 miliardë dollarë.

Kjo paraqet një rritje të jashtëzakonshme prej mbi 70% krahasuar me ciklin e mëparshëm.

Nga këta 13 miliardë dollarë, rreth 9 miliardë pritet të vijnë vetëm në vitin 2026, falë të ardhurave të mëdha që gjeneron Kupa e Botës.

Me synimin për të rikthyer sa më shumë para në futboll, FIFA përballet edhe me kosto të mëdha operative.

Për këtë arsye, FIFA, si një organizatë jofitimprurëse, planifikon të shpenzojë 12.9 miliardë dollarë, duke lënë vetëm 100 milionë dollarë në rezerva.

Latest news
Related news