Trepça siguroi titullin e kampionit, klubi njofton për festë në palestrën “Minatori”

Trepça arriti të siguroi titullin e kampionit në basketbollin kosovar për të tretën herë radhazi pasi mposhti dje në “Sezai Surroi” në Prizren KB Bashkimin në finalen e katërt të serisë së play-offit.

Klubi i KB Trepça ka njoftuar se sonte nga ora 20:00 do të ketë festë në palestrën “Minatori”, raporton KlanKosova.tv.

“Së bashku me Torcidën dhe gjithë tifozët tanë, festojmë një sezon historik, krenarinë e qytetit dhe titullin kampion që i takon Mitrovicës. Në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, ju ftojmë të gjithë të jeni pjesë e një nate që do të mbetet gjatë në kujtesë”, ka shkruar KB Trepça.

Latest news
Related news