Trupat e Koresë së Veriut tërhiqen nga vija e frontit në Kursk të Rusisë

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë parë në vijën e frontit në rajonin Kursk të Rusisë për disa javë, tha një zyrtar ushtarak ukrainas të premten, mes raporteve për viktima masive midis forcave të Phenianit.

“Prania e trupave të DPRK-së nuk është vërejtur për rreth tre javë, dhe ata ndoshta u detyruan të tërhiqen pasi pësuan humbje të mëdha”, tha për CNN një zëdhënës i Forcave të Operacioneve Speciale të Ushtrisë së Ukrainës, koloneli Oleksandr Kindratenko, transmeton Klankosova.tv.

Kjo pason raportet se disa njësi të Koresë së Veriut janë tërhequr nga vijat e frontit pas humbjeve të konsiderueshme, sipas këshilltarit presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.

The post Trupat e Koresë së Veriut tërhiqen nga vija e frontit në Kursk të Rusisë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news