Thomas këmbëngul se ishte një vendim shumë i vështirë.
Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Thomas Tuchel, ka komentuar vendimin e tij për të mos përfshirë një numër lojtarësh kyç në skuadrën përfundimtare për Kupën e Botës 2026.
Tuchel pranoi se ishte një vendim i vështirë, por i nevojshëm:
“Më është dashur të bëj disa telefonata të vështira. Në disa raste, ishte thjesht çështje ekuilibri, duke u siguruar që të mos merrnim PESË numra dhjetësh në skuadër. Edhe pse më dhembi, besoj se ishte vendimi i duhur për Anglinë”, tha Tuchel.
Thomas Tuchel la jashtë skuadrës së Kupës së Botës lojtarë si Maguire, Alexander-Arnold, Foden dhe Palmer, gjë që shkaktoi zemërim midis tifozëve të “Tre Luanëve”.
Në Kupën e Botës 2026, Anglia do të garojë në Grupin L së bashku me Kroacinë, Panamanë dhe Ganën. /Klankosova.tv



