Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë U 21, i ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.
“Dardanët” e rinj, të udhëhequr nga Hekuran Kryeziu, do të luajnë kundër Turqisë dhe Luksenburgut, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e këtyre ndeshjeve, ku me 3 qershor, do të përballet si mysafire me Turqin.
Loja do të nis në ora 19:00, sipas orës tonë lokale, transmeton Klankosova.tv.
Tre ditë më vonë, në Kampin Nacional në Hajvali, U 21-shët, do të jenë nikoqirë të Luksenburgut, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 17:00.




