“Ujku Shigjetë” i FSK-së hapet për vizitorë (VIDEO)

Në Babaj të Bokës së Gjakovës  po shënohet “Dita e Vizitorëve”  në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky aktivitet i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet në poligonin ushtarak atje, njofton Klankosova.tv.

Të pranishëm në hapje të tij janë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ndërsa mungon kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ushtrime të tilla, FSK ka realizuar edhe herë të tjera në të kaluarën.

 

 

 

 

The post “Ujku Shigjetë” i FSK-së hapet për vizitorë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news